Lajme

Plenkoviq: Kroacia i mbështet aspiratat evropiane të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:43 / 1 June 2022

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ka thënë se Bosnje Hercegovina dhe Kosova ende nuk e kanë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Plenkoviq tha se Kroacia e mbështet integrimin e këtyre dy vendeve në BE.

Ai theksoi se duhet të shikohet që sa më shpejt të ndodh integrimi i tyre.

Kryeministri i Kroacisë po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Rotterdam të Holandës me moton “Të bashkuar në solidaritet; mbrojtja e demokracisë perëndimore”.

Andrej Plenkoviq tha se EPP-ja duhet të vihet në lëvizje, në mënyrë që të trajtojë çështjet e problemeve thelbësore.