Lajme

Po e kërkon rrëzimin e Kurtit, Loshi ia “shuan shpresat” Haradinajt: Mos shitni mend e trimëri, nuk ua var njeri!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:59 / 2 September 2023

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje Liri Loshi, ka ironizuar me kërkesën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, për rrëzimin e Albin Kurtit.

Në një postim në Facebook, Loshi ka thënë se Haradinaj një vit më parë i kishte thënë Kurtit “Ndalu sa s’të kanë ndalë!”.

Por, sipas tij, Haradinaj duhet të mësohet me “fatkeqësinë” që e ka gjetur, përcjell Bota sot.

“Sot një vit Ramushi i paska thënë Albinit: “Ndalu sa s’të kanë ndalë!” Tash, pas një viti, po thotë: “Me e heqë Albinin është detyrë kombëtare!”

Unë po i them atij dhe shumë të tjerëve, mësohuni me “fatkeqësinë” që ju ka gjetë dhe mos shitni mend e trimëri. Nuk ua var njeri, besoni!”, ka shkruar Loshi.

“Ç’është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato i’a zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”!”.

“Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni zë, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar së fundmi Haradinaj në “Facebook”.

Ndaj deklaratave të Haradinajt për rrëzimin e Kurtit, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai i ka thënë Haradinajt se Qeveria është në shtëpinë e vet.

“Qeveria Kurti në shpi osht. Është në shtëpinë e vet. Këtu është shtëpia e Qeverisë”, ka thënë Konjufca duke qeshur.

Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro opazimo, da je za dober obrok pogosto dovolj že nekaj preprostih sestavin. Kako jih smiselno združiti, je vredno podrobneje raziskati. Večina pri mariniranju gob zgreši skrivnost Na videz sprijeta ajdova kaša Znanci pogosto svetujejo, da je za zdravo kosilo dovolj manj soli, a to ne deluje vedno. Bolj pomaga, da jed obogatimo s svežimi zelišči, stročnicami in sezonsko zelenjavo ter tako dobimo okus, ki nas res nasiti.