Lajme

​Polici vret kolegun në komisariat në Tiranë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:11 / 23 May 2022

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sonte në ambientet e Komisariatit të Policisë Numër 3 në Tiranë.

Mësohet se një punonjës policie ka qëlluar me armë zjarri kolegun e tij në rrethana ende ta paqarta. Punonjësi i policisë Caush Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ndërkohë, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë është polici Ludian Zaimi.

Në komisariat mësohet se ka mbërritur edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano./A2