Nga Mentor LLugaliu
Politika e rimbursimit të polisës së sigurimit për mërgatën e Kosovës ma shumë është tallje me ta se sa naj nder a favor për ta.
Ai/ajo që e ka marrë këtë vendim, nuk e ka bo rastësisht po shumë me qëllim, tu e ditë që shumica absolute e mërgatës që vijnë në Kosovë as që do të lodhen me apliku për rimbursim me një procedurë superburokratike, ku rrallë njëri prej tyre që ka llogari bankare në bankat e Kosovës, përmes të cilave supozohet që do të bohet rimbursimi.
Paguaj online (përmes bankave të huaja, natyrisht me tarifë), hapë llogari bankare në Kosovë, apliko për rimbursim me një krah dokumenta e formulare, t’i dërgojnë paret, banka e ndalë tarifen e transaksionit edhe ti në fund shkon i mer paret tua. Sa shumë procedura për me i marë 20 euro tuat, a ja vlen? Normalisht, jo. Po kjo procedurë qëllimisht i ngjan një procedure të hapjës së një emaili, ose nënshkrimit të një kontrate me Vala a Ipko, me atë kontraten e gjatë si Lahuta e Malcisë, të cilen askush s’ka nerva as me ia lëshu sytë e le mo me lexu.
Pra qëllimi është që mërgatës me ua marrë ato të holla për polisen e sigurimit, dhe këta të fundit mos me apliku për rimburësim, tu kanë të sigurtë që pothuajse askush nuk aplikon për rimbursim të 20 eurove (nja 6-7 redbulla).
Po ta zëmë sikur çdo mërgimtar do të aplikojë për rimbursim të këtyre të hollave, atëhere shtrohet pyetja pse me ua mar 20 euro, kur ke me ua kthy? Me i kqyrë a janë paret e tyne origjinal, a janë të nxehta a çka? Kurfarë kuptimi logjik nuk po shoh këtu, përveç me t’bo budallë.
Është mashtrim i dyfisht, dmth edhe kishe po të nderoj edhe po t’i mar paret.
Dmth, FALEMINDERIT QË PO MI MER PARET!
Ne hongsh mirë, mos e hongsh prap mirë.
Aq i cekët mashtrimi, aq lehtë i kuptueshëm sa që i kalon edhe përmasat e ofendimit. I njëjti mashtrim si në kohë e Hashimit, pos tash në vend të vëllait të Hashimit, Grabovcit, Kamishit… tash paret janë në duartë e këtyne vëllaznive të ri me SHKOLLË. M’rruve, t’rruva, mërgata n’minus.
Tentimi për me “nderu” mërgatën me këtë mënyrë i ngjanë nekrologjive të pushteteve të kalume me dëshmorë. Një herë në vit përqyrrje te varri i dëshmorëve, a knej kanë vjedhë edhe në tendera për pllaka të varrezave të dëshmorëve.
Po fundja mërgaten nuk keni çka e nderoni hiç. Ata janë në vendin e tyne, kthehen në shtëpitë e tyne… nuk kanë me shku me banu n’objekt të qeverisë e as nëpër shtëpi të qeveritarëve, ushqehen me pare tyne, shëtiten me pare të tyne si krejt të tjerët.
Mërgata nuk ka nevojë për “ndere” të tilla. Për 99.9% të tyre, 20 euro nuk përbëjnë asgjë.
Nëse veç keni qëllim real e të sinqertë me nderu mërgaten, punoni ndershëm, bone Kosoven vend normal për me jetu. Vend pa korrupsion, ma nepotizëm, pa dallavere, pa mashtrime. Vend me ajr e ujë të pastër, vend me gjelbërim, me lumenj e liqene pa shishe t’plastikave, pa fekale e urinë nga villat përreth. Vend ku mërgata kthehet e investon, vend ku prodhohet, e jo ku 99% të konsumit importohet e paret e mërgatës shkojnë e përfundojnë në Serbi, Maqedoni, Turqi e Kinë. Vend ku mërgimtari mundet edhe me u kthy e me jetu dinjitetshëm, vend ku mërgimtari pas pensionimit kthehet e jeton ditët e pleqnisë në një ambient të qetë e të shnoshë.
Kështu nderohet mërgimtari, dëshmori, e kushdo që ka kontribu sado pak për një Koosvë të mirë e përparimtare. Të tjerat janë simbolika sipërfaqësore e tentime koti për me i mashtru njerëzit për një grusht paresh e votash!