Lajme

Postimi prekës/ E bija e Bujar Nishanit: Ende nuk mbushem me frymë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:10 / 14 June 2022

E bija e ish-presidentit Bujar Nishani, Fiona në një postim prekës, ka kujtuar të atin i cili u nda nga jeta dy javë më parë.

Me një foto nga fëmijëria e saj, ku ajo shihet teksa e përqafon, Fiona shkruan: ”Ende nuk mbushem me frymë”.

Ish-presidenti u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai vdiq në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji  për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Partia Demokratike e shpalli Kryetar Nderi të Këshillit Kombëtar, ish-presidentin Nishani, një ditë pasi u përcoll për në banesën e fundit.

Image