10:19 / 25 July 2022
Postimi i plotë i Pozharit:
Gjatë kësaj vere kam parë shumë kronika me mërgimtarë. Kryesisht, deklarimet e tyre janë shfrytëzuar për t’i thumbuar. Është krejtësisht e pandershme, veçanërisht kur dihet se me raste edhe kanë vështirësi me gjuhën shqipe për ta shprehur mendimin qartë, por edhe botëkuptimet i kanë të ndryshme.
Përfundimisht, ata janë shumë të sinqertë ndërsa mediat tejmase të djallëzuara.
Një këshillë dashamirëse për krejt ata që duan të çmallen me vendin e tyre: Refuzoni prononcimet për ato media që duan t’ju shfrytëzojnë veç për klikime.