11:22 / 29 October 2024
Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni, është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë vendosur emrin Nea. Në një bashkëbisedim të fundit me ndjekësit e saj në Instagram, Sara ka shpërndarë disa mendime interesante.
Një ndjekës e pyeti: “Të ka mbetur peng që nuk u bërë nuse me vello apo do e realizosh më vonë?”
Përgjigja e Sarës ishte e drejtpërdrejtë: “Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,” duke lënë të kuptohet se një dasmë mes saj dhe partnerit, është në planet e tyre.