Lajme

Presidentja Osmani arrin në Tajlandë, pritet nga kryeministri Chan-o-cha

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:36 / 24 June 2022

Në prag të dhjetëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, sot e fillova vizitën në Tajlandë.

Në ditën e parë u prita nga kryeministri i Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-o-cha, me ç’rast u konfirmua gatishmëria e dyanshme për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët.

“Dy vendet tona janë gjeografikisht larg, por kanë potencial të madh për të ndërtuar lidhje të forta midis institucioneve, ekonomive dhe njerëzve tanë. Nga kjo vizitë, e para e një kreu të shtetit të Kosovës, pres vazhdimin e shkëmbimit tonë nëpërmjet bashkëpunimit në tregti, turizëm si dhe në fusha të tjera”, thuhet në njoftimin e Osmanit në Facebook.

Pas Tajlandë, Osmani do të shkojë edhe në Singapor, pas pjesëmarrjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, të mbajtur të enjten, e cili po vazhdon edhe sot.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 11 people and indoor
May be an image of 9 people and indoor