Lajme

Presidentja Osmani e tronditur nga vdekja e Albright: Populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:04 / 23 March 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar pas vdekjes së ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke thënë se e përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit.

“E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

“E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë”, u shpreh tutje presidentja.

“E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, përfundoi Osmani.

Albright, e cila luajti rol kyç në ndërhyrjen e NATO-s në luftën e viteve 1998-99 në Kosovë, vdiq sot, pasi vuante nga kanceri.