9:34 / 24 February 2024
Gazi e Juli i kanë prishur tash e disa ditë raportet mes tyre, por diskutime të ashpra u bënë edhe sot në prajm.
“Pse e mendon Gazin gropë”, e ka pyetur Ledioni, Julin.
“Unë nuk e kam cilësuar asnjëherë si finalist, kemi bërë një muhabet njëherë, do të shkojmë te dy më thoshte ky mua dorë për dore dhe do të dalim, është muhabet pingpongu ajo, është tjetër muhabet”, iu përgjigj Ledionit.
Ndërsa, Gazi u pyet nga Ledioni “Se a ndihet i tradhtuar nga Juli”.
“Jo, nuk ndihem i tradhtuar,” është shprehur Gazi.
Dhe po ashtu ai ka thënë që kjo situatë nuk më ka afruar më Romeon, pasi pyetjes që i ka bërë moderatori.
Ndërsa Arbër Hajdari është shprehur së “Juli dhe Gazi qëllimisht kanë debatuar sepse shpërtheu nga hiqi dhe mendon që shoqëria e tyre do të rregullohet pasnesër”.