Lajme

Profesori nga Amerika i reagon Lutfi Hazirit: Nga Isa Mustafa e teposhtë ishit kukulla të Hashim Thaçit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:27 / 26 September 2022

Profesori nga Amerika dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj ka komentuar së fundi një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Derisa Haziri thotë se ‘LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit’, Maxharraj thotë në një prononcim për ‘Bota sot’ se, Haziri dhe krejt LDK-ja ishin dikur kukulla të Hashim Thaҫit.

“Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit. Ky kukulla  i LDK po aludon në pushtetin  e Albin Kurtit. Por, ky far kukullani i LDK-së sikur paska harruar se me plotë dëshirë krejt LDK nga Isa Mustafa e teposhtë ishit kukulla të Hashim Thaçit dhe bile krenoheshit me këtë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë tutje, se ata harruan krejtë LDK-në dhe e rrëzuan në rezultat zgjedhor prej 12%.

“Aq shumë ishit të dhënë pas Hashim Thaçit sa që e harruat LDK-në të cilën e rrëzuat në 12% me 21 shkurt 2021, kur elektorati dhe simpatizuesit e juaj ju qitën në opozitë”, thotë ai.

Ti sei mai chiesto come trasformare un blog personale in uno spazio davvero tuo? Capire quali scelte lo rendono autentico merita un approfondimento. ignorare le unghie quasi bianche sembra banale: dieci usi quotidiani A volte basta una frase lasciata a metà per capire quanto conta la voce di chi scrive. Nei blog personali, anche dettagli minimi, come un ritmo naturale o una nota sincera, rendono il testo memorabile.