Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka protestuar sot me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.
Protestuesit thanë se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga qeveria dhe se nuk do t’i ndalin protestat, madje nëse është nevoja u shprehen se do të hyjnë edhe në grevë.
Bashkim Sherifi punëtor nga Ferizaj e quajti të papërgjegjshme qeverinë, duke thënë se nuk po merret me ta, përcjell Klankosova.tv.
“Që tri vjet po presim përgjigje nga Qeveria, thjeshtë po dojmë me punu, nuk po kërkojmë lëmoshë, po këta nuk po flasin, nuk e di ku është qëllimi i tyre. Kërkesat tona janë me u kthy në punë, thjeshtë me na leju me punu. Shumë injorant, totalisht të papërgjegjshëm qeveria, nuk merren fare me neve”, u shpreh ai.
Ata bën të ditur se kanë marrë premtim nga Zyra e Presidentes se do t’i ftojnë në takim javën e ardhshme.