Lajme

PSD: Kurti po synon ta ketë nën kontroll Këshillin Prokurorial

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:39 / 24 June 2022

Partia Socialdemokrate ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pas votimit të në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Me votimin e këtij Projektligji, Dren Kukaj, anëtar i PSD-së, ka thënë se pushteti synon që Këshilli të jetë në kontrollin politik të kryeministrit Albin Kurti.

“Kemi ardhur sot që të denoncojmë ndryshimet legjislative që kanë ngjarë dje në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht në leximin e dytë në raport me ndryshimet legjislative në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në këto ndryshime vendimmarrja mbi çështjet e rëndësishme, zgjedhja e kryeprokurorit, kryeprokurorëve do të jenë të kushtëzuara nga anëtarët jo prokuror në këtë këshill”, ka thënë ai.