Lajme

Pse veteranët nuk protestuan kurrë kur ishte PDK në pushtet?!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:46 / 8 June 2022

Më erdhi shumë rëndë ku e kanë pru punën veteranët e UÇK-së, protesta e dhunshme para Kuvendit të Kosovës. Këtë çështje duhet trajtuar pa emocione dhe me përgjegjësi. Veteranët po kërkojnë përfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale, për realizimin e saj kanë tentuar të hyjnë me forcë brenda oborrit të parlamentit. Kjo organizatë, e cila duhet të ishte nderi i të gjithë luftëtarëve, fatkeqësisht të gjitha organizatat e dala nga lufta tashmë veçse janë kthyer në një në shtab të PDK-së.

Fatkeqësisht, organizata e veteranëve, që duhet të jetë simbol i unitetit, po përdoret nga një parti që është në opozitë dhe e cila për 12 vjet ka shkatërruar këtë vend. Kurrë njëherë veteranët nuk ngritën zërin për shkatërrimin e shtetit nga PDK-ja e sot janë në gjendje të shkatërrojnë institucionet. Po sikur të ishte PDK në pushtet a thua do protestonin?! Asnjëherë, siç nuk e kanë bërë.

Me lojërat e saja, PDK ka arritur që të humb respektin që qytetarët kanë pasur ndaj organizatës së veteranëve, duke e përdorur atë politikisht. Fatkeqësisht, kjo organizatë nuk përfaqëson veteranët e vërtetë, por një pjesë të ca njerëzve të ndikuar politikisht dhe të cilët s’janë imazhi më i mirë i veteranit. Kurti s’duhet të dëgjojë kërkesat e tyre politike, por të vazhdojë me agjendën për të kthyer vendin në rrugën e drejtë, të cilën PDK e ka nxjerrë nga binaret”. Pse heshtën këta veteranë për faktin se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.

Këta veteranë që e dashkan shtetin shumë, pse nuk reaguan kurrë kundër PDK, kundër ideve për ndarje, për zhvatje të shtetit nga veteranët e rrejshëm; pse e humbën respektin dukë lejuar të kthehen në vegël të PDK-së.

A prima vista, un blog personale sembra solo una raccolta di pensieri, ma dietro la sua semplicità servono scelte precise su tono, struttura e aggiornamento. Per capire come renderlo davvero efficace, vale la pena approfondire il tema. Dopo i pasti, acqua tiepida aiuta trascurare queste abitudini peggiora le articolazioni Ogni mattina, mentre il caffè sale nella moka, viene voglia di annotare un'idea. Un blog personale può diventare proprio quel piccolo spazio dove darle forma, con calma e senza pose.