Lajme

Publikohet foto që përshkruan koordinimin e opozitës në Kosovë dhe Edi Ramës me Serbinë kundër kryeministrit Kurti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:47 / 16 August 2023

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi që sipas tij përshkruan më së miri “koordinimin” e partive opozitare në Kosovë me krerët e Serbisë në lidhje me situatën e krijuar në veri muajt e kaluar, pas mandatimit të kryetarëve të katër komunave atje.

Në fotografinë e publikuar nga Dr. Bytyçi shihen kreu i PDK-së Memli Krasniqi, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, anëtari i PSD-së Nol Nushi e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Deklaratat e të sipërpërmendurve janë të ngjashme me ato të Goran Rakiqit të Listës serbe dhe presidentit të serbisë Aleksandër Vuçiq. Të gjithë këta ia hedhin fajin Kurtit për dhunën në veri.

“Memli Krasniqi: Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën në veri.

Lutfi Haziri: Albin Kurti shkakton dhunë dhe forcë në veriun e vendit.

Ramush Haradinaj: Kurti me sjellje fashiste tenton ta kontrolloj veriun

Nol Nushi: Kurti me polici fashiste mundohet ta kap veriun.

Edi Rama: Albin Kurti fajtor për krizën në veri të Kosovës

Goran Rakiq: Kërkojmë që policia fashiste e Kosovës të largohet nga veriu.

Vuçiq: Kosova shkakton dhunë ndaj qytetarëve serbë paqësorë të Kosovës”, thuhet në Koto deklarata.

Ndërsa fotografia është kjo:

Image

Foto e publikuar nga Dr. Enver Bytyçi në Facebook

 

on conseille souvent le maïs au frais le secret du merlu tomate-soja la plupart coupent les pommes trop les amis recommandent cette le cuivre ne verdit courgettes égouttées ou cuisson L'oignon sèche vraiment en poudre au four Au frigo, pain de dinde aux légumes aubergines et tomates rôties sans jus en apparence, dompter les haricots rouges bien égoutter la farce aux cerises En hiver, pâtes oignon-parmesan crémeuses une salade prête en 20 minutes les amis cuisson ou tamisage pour lisser la sauce Four ou déshydrateur : prunes conservées comment transformer le sarrasin oublier l'ail dans cette salade le rinçage rapide du quand l'ajika épaissit, recette et conservation