Bota

Putin: Perëndimi ka shënuar autogol me sanksionet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:35 / 18 April 2022

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shtetet perëndimore kanë shënuar autogol me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, sanksione të cilat kanë bërë që “të përkeqësohet ekonomia në Perëndim”, shkruan The Guardian.

Duke folur për ekonominë e brendshme të Rusisë, Putin raportohet nga Reuters të ketë thënë se inflacioni është duke u stabilizuar dhe se kërkesat për furnizime me pakicë janë normalizuar.

Sektori i shërbimit në Rusi është përballur me uljen më të madhe që nga viti 2020 pas shpërthimit të Covid-19, me konsumatorët dhe bizneset që kanë ndaluar porositjen e produkteve pas sanksioneve të ashpra të perëndimit ndaj Rusisë.