Bota

Putin: Rusia do t’i dërgojë Bjellorusisë raketa me aftësi bërthamore, brenda disa muajsh

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:08 / 25 June 2022

Moska do t’i dorëzojë Bjellorusisë raketa të afta për të mbajtur koka bërthamore, në muajt e ardhshëm, tha presidenti rus Vladimir Putin.

“Në muajt e ardhshëm, ne do të transferojmë në Bjellorusi sistemet e raketave taktike Iskander-M, të cilat mund të përdorin raketa balistike ose të lundrimit, në versionet e tyre konvencionale dhe bërthamore”, tha Putini në një transmetim në televizionin rus.