1:31 / 18 August 2022
Analisti politik, Gazmir Raci i ka uruar fat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në raundin e sotëm të dialogut në Bruksel.
Raci, në një postim në gjuhën angleze, ka porositur kryeministrin të “qëndrojë i fortë” përball Vuçiqit.
“Qëndro i fortë vëlla”, ka shkruar Raci, në fotografinë e sotme të takimit në Bruksel ku shihej Kurti në takim me Vuçiqin, Lajçakun e Borellin.
Raci është një opinionist publik i afërt me qeverinë. Ai është i lidhur me ministrin Elbert Krasniqi, me të cilin është shfaqur në vizita zyrtare të tij jashtë vendit.