Lajme

Qeveria nuk do t’i ekzekutojë pagat e shtatorit për grevistët

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:05 / 3 October 2022

Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat për grevistët.

Kështu zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për Greva”, tha Kryeziu.