Lajme

Quinti dhe BE-ja i ftojnë serbët të protestojnë qetë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:09 / 25 March 2022

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të Bashkimit Evropian po i ndjekin me vëmendje demonstratat e planifikuara të mbahen sot dhe shprehin shqetësimin për rrezikun e eskalimit ose dhunës.

Në një komunikatë të përbashkët të shpërndarë nga ambasada amerikane, shtetet që e përbëjnë Quintin bashkë me BE-në, kanë vlerësuar se qytetarët kanë të drejtë të mbajnë grumbullime paqësore dhe poashtu edhe përgjegjësinë për të siguruar se këto tubime janë paqësore dhe nuk bëhen të dhunshme.

“Midis vlerave tona të përbashkëta demokratike, është edhe e drejta për tubime paqësore dhe për të na u dëgjuar zëri ynë. Sundimi i ligjit ka për obligim të ruaj rendin publik dhe këtë duhej ta bëj pa cenuar parimet demokratike të fjalës së lirë dhe tubimit”, thuhet në komunikatë.

Quint dhe BE-ja, poashtu ripërsërisin thirrjen ndaj Kosoëvs dhe Serbisë që të veprojnë me kujdes dhe të përmbahen nga çdo fjalor apo veprim që mund të rris tensionet.