Lajme

Rama do të dorëzojë në Këshillin e Evropës rezolutë kundër raportit të Dick Marty

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:14 / 20 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se janë duke përgatitur një rezolutë kundër raportit të Dick Martyt, ku dhe për të cilën, planifikon që në shtator t’i drejtohet vet ai Këshillit të Evropës në Strasburg.

”Ne po përgatisim një rezolutë në parlamentin shqiptar dhe unë personalisht do të shkoj në Strasburg, në rastin e parë, shpresoj në shtator, t’i drejtohem Këshillit të Evropës për një fakt që po bëhet gjithnjë e më shqetësues në këndvështrimin tim dhe këndvështrimin tonë, që është pabaza totale e raportit të Dick Marty-t si dhe ndikimi rus në këtë përrallë të një shtëpie të verdhë dhe trafikimit të organeve”, u tha Rama gazetarëve.

Rama e vizitoi ish-presidentin Thaçi në maj në burgun e Hagës, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte të përfshira në raport, dhe bëri një vizitë te familja e Thaçit në fshatin e tij të lindjes në Burojë të komunës së Skenderajt.