Lajme

Rama: I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:32 / 4 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas zgjedhjes president të Bajram Begajt.

Ai ka thënë se Shqipëria tashmë ka një president normal, përcjell Klankosova.tv.

“I kemi dhënë shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, është shprehur ai.

Rama është shprehur se zgjedhja e presidentit, nuk ishte një proces i lehtë.

“Ishte një proces aspak i lehtë, kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifikueshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal e të arsyeshëm.”