Shtëpia e Evropës në Kosovë, e mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizojnë një sërë aktivitetesh për të shënuar 9 Majin – Ditën e Evropës. E ardhmja e gjelbër dhe transformimi digjital – Art i Rrugës.
Shefi i BE-së, Thomas Szunyog, është shprehur i lumtur që këtë ditë po e shënon në Kosovë, teksa ka thënë se shpreson që Kosova të integrohen në Bashkimin Evropian.
“Unë jam shumë i lumtur që gjendem sot këtu për Ditën e Evropës. Është traditë që ta festojmë Ditën e Evropës, vitin e kaluar e kemi nisur nga Dragodani, sot po e nisim nga rrethi i Prishtinës, ku do të mbahen edhe festivale me shumë artistë. Unë mendoj se kombinimi i ngjyrave për Ditën e Evropës është shumë e rëndësishme. Dhe shpresojmë që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian”, tha ai.
“Jam shumë i lumture që para se gjitha kemi artistë nga Belgjika, pra kryeqyteti i Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ne kemi një dizajn që është kombinuar me ngjyrartë, të kaltërtë dhe të verdhë, pra me yje të Evropës, e që shprehin ngjyrat e Bashkimit Evropian. Por, gjithashtu janë edhe ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Ukrainës. Unë mendoj se mund ta shënojmë këtë ditë të Evropës, duke demonstruar gjithashtu mbështetje tonë për Ukrainën dhe Kosovës, gjithashtu integrimin e Kosovës, gjithashtu integrimin e Kosovës në BE dhe Ballkanin Perëndimor” .
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është kënaqësi kur sheh përkrahjen e BE-së për Kosovës. Ai ka deklaruar se artistes e Kosovës, do t’i japin ngjyrë murit të hirit në Kosovë edhe me flamurin e Ukrainës në shenje solidariteti për ta.
“Është kënaqësi me qenë me shefin e BE këtu për të shënuar Ditën e Evropës. T’u pas parasysh që Kosova është duke bërë një punë të madhe për t’iu bashkuar komuniteti evropian, kjo sot tregon një suport të BE drejt anëtarësimit të Kosovës në BE”.
“Kjo tregon suport për Prishtinën intervenimet në kryeartët që t’i japim ngjyrë dhe jetë më të mirë qytetarëve të Prishtinës. Sot këtu bënë grup artistësh mi dhënë ngjyrat e Evropës këtij muri të hint, ngjyrat e Kosovës dhe Ukrainës duke treguar që jemi me popullin e Ukrainës dhe lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më parë”, tha Rama.