6:59 / 28 April 2022
Shqiptari Dritan Abazoviq është zgjedhur kryeministri i ri i Malit të Zi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Abazoviqin për zgjedhjen si kryeministër përmes një postimi në Facebook.
“I lumtur që Dritan Abazoviq është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë”.
“Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, tha ai.