Lajme

Ramush Haradinaj mbështetë veteranët me një fotografi: Me ta, sot e për mot

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:33 / 6 June 2022

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit, duke kërkuar përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale.

E në përkrahje të tyre ka dalë edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë një fotografi, ku ka shkruar: “Me kategoritë e lirisë, me Veteranët, sot e për mot”.

Protesta e organizuar nga OVL e UÇK-së ka eskaluar pasi të njëjtit kanë hyrë në oborrin e Kuvendit duke tentuar të hyjnë edhe brenda ndërtesës, mirëpo janë ndaluar nga forcat e shumta policore, të cilat hodhën edhe gaz lotsjellës.

Autoblindat e Policisë së Kosovës janë parë nëpër rrugët e Prishtinës, teksa shkonin te Kuvendi i Kosovës, ku po protestojnë veteranët.