Vendosjen e shenjës së shamisë si ndalesë në hyrjen e shkollës “Nexhmedin Nixha”, në Gjakovë nga drejtoresha e kësaj shkolle Florentina Gjergja. Imami Labinot Maliqi e konsideron nxitje të urrejtjes në shoqërinë kosovare. Meqë nga Ministria e Arsimit kërkoi përjashtimin e drejtoreshës, Imami thotë se nëse nuk bëhet largimi brenda këtij muaji edhe Nagavci të japë dorëheqje.
Madje, ai kërkon që të njëjtës mos t’i mundësohet punësimi në asnjë institucion arsimor në vend, raporton lajmi.net.
“Ajo qa ne kërkojmë janë dy gjera: është që kjo drejtoreshë të mos t’i mundësohet të gëzojë as edhe një pozitë në institucionet arsimore të Kosovës jo vetëm në Gjakovë…. kërkojmë që kjo drejtoreshë të përjashtohet nga pozita e saj si drejtoreshë, por edhe si mësuese ose arsimtare në të ardhmen. Nëse Ministria e Arsimit në këtë rast zonja Nagavci nuk e bënë këtë brenda muajit të bekuar të ramazanit kërkojmë nga ministrja Nagavci që të jap dorëheqje për shkak se ajo është duke i bashkangjitur këtij veprimi fashist islamofob dhe heshtja ndaj këtyre veprime apo marrja e masave të lehta ndaj këtyre fenomeneve serioze dhe të renda për komunitetin tonë është shumë shqetësuese dhe e bënë bashkëpjesëmarrës në këto veprime”, tha ai.
Imami Labinot Maliqi veprimet e drejtoreshës thotë se janë shqetësuese në komunitetin tonë.
“Ky është një rast i ri dhe i freskët, i cili na ka lënduar, shqetësuar. Veprime këto të cilat bien ndesh edhe me ligjet e Kosovës për shkak se çfarë ka bërë drejtoresha veprimet e saj duke i vendosur ato shenja kundër veshjes së shamisë, bartjes së shamisë në shkollë duke barazuar me ato dukuritë negative siç është pistoleta, duhani, droga, alkooli dhe të tjera të cilat ndalohet përdorimi i tyre në shkollë. Ky është një veprim fashist, islamfob e cila ka nxit urrejtje, mos durim fetar dhe shqetësime serioze në komunitetin tonë”, tha më tej imami Maliqi.
Tutje Maliqi tregon se shqetësime si këto nuk janë të fundit.
“Shqetësime të tilla sa i përket shamisë dhe përjashtimit të vajzave prej shkollës për shkak të shamisë ka ndodhur edhe me herët. Vitin e kaluar është përjashtuar një vajzë nga gjimnazi Hajdar Dushi për cilin rast ne jemi njoftuar me vonesë nuk kemi pasur mundësi të ndërmarrim ndonjë veprim për t’i ndjekur rrugët ligjore për shkak se vajza veç se i kishte tërhequr dokumentet dhe kishte ndërruar edhe shkollën edhe komunën vetëm e vetëm që të shkollohet me shami. Për atë rast përjashtimi në gjimnazin Hajdar Dushi ka qenë në dijeni kryetari i tanishëm i cili ka qenë në dijeni të plotë dhe i kemi kërkuar që te ndërmarrë masa…,por nuk është ndërmarrë asnjë hap i vetëm që asaj vajze t’i mundësohet shkollimi me shami”, deklaroi ndër të tjera Maliqi.