Lajme

Reagimi i Gjinovcit pasi Haradinaj tha se e ka parë draftin për Asociacionin, Krasniqi e Haziri jo – ja çka do të ndodhë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:45 / 8 November 2023

Krerët e partive opozitare dje në Kosovë, kanë zhvilluar një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak. Pas takimit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, kanë mohuar se gjatë takimit e kanë parë draftin për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Por, të kundërtën e ka deklaruar kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ky i fundit, ka thënë se e ka parë dhe e ka lexuar në tërësi draftin për Asociacionin, për të cilin ka thënë se nuk ka kompetenca ekzekutive.

Lidhur me këto deklarime kundërthënëse mes opozitarëve, ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Në të njëjtin takim, Haradinaj thotë që e ka pa draftin, Memli Krasniqi e Lutfi Haziri thojnë jo. Pse? Sepse kërkesa është me e mbajtë veç për vete për shkak se hala s’është dokument final. Këta i thojshin Kurtit bone publike e tash po thojnë na s’e kena pa draftin, pra ma përpara rrejnë që s’e kanë pa draftin sesa me dalë që edhe këtyne kur ju lypet mos me publiku s’mujnë me publiku dhe si rrjedhojë në të ardhmen s’kanë ku i kapen Kurtit.

Për shënim: Haradinaj që kallxoi drejtë që e ka pa, tha që s’ka kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Gjinovci, në një postim në Facebook.

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. fumée de cuisson quelle huile choisir l'astuce discrète pour une pâte friable aubergines coréennes aux légumes croquants moisissures, stockage et âge du pu-erh se fier aux copains pour les reconnaître On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.