Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas incidentit që ndodhi sot në mes Gjilanit e Ballkanit, ku u sulmua portieri i mysafirëve nga tifozët vendas.
Hyseni shprehu keqardhje për incidentit, teksa shtoi se skena te tilla nuk duhet të shihen askund, e aq më tepër në sport.
“Në Gjilan po zhvillohej sot njëra prej ndeshjeve më të mira të sezonit në futbollin tonë. Gjilani përballë Ballkanit të Suharekës në ndeshjen përcaktuese për titull. Gjithçka shkoi për së mbari deri në momentin kur filloi përleshja ne fushë, për më keq u sulmua edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri”, ka shkruar Hyseni, transmeton Sot News.
Kujtojmë se tifozët e Gjilanit, kanë sulmuar portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.
Në lidhje me këtë, Spitali i Gjilanit për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gjendja e Frashërit momentalisht është stabile, ndërsa Policia e Kosvoës tashmë ka hapur rast në lidhje me incidentin.