Bota

Për herë të parë falet namazi i taravive në sheshin kryesor të New Yorkut – VIDEO

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:24 / 3 April 2022

Në kryeqendrën e qytetit të New Yorkut, në “Time Square”, është falur dje namazi i taravive nga mijëra besimtarë myslimanë.

Besimtarët janë mbledhur në qendrën amerikane për kryerje të lutjeve që gjatë muajit të shenjtë për myslimanët kryhen çdo natë.

Organizatorët i kanë thënë “CBS News” se qëllimi i kësaj ngjarjeje ka qenë që jomyslimanët të kuptojnë më shumë rreth fesë islame.

Kurani është një shpallje hyjnore. Është shpallja përfundimtare që iu dha Profetit Muhamed, i cili ishte një lajmëtar në një seri të dërguarish, ashtu si Jezusi, ashtu si Moisiu“, tha SQ.

Ai tutje shtoi: “Ne jemi të gjithë të bashkuar dhe të lidhur së bashku. Njerëzit duhet të ndalojnë përpjekjet për të përçarë të krishterët, muslimanët, hebrenjtë dhe të gjithë. Kjo duhet të ndalet“.

Ju punoni me këta njerëz. Ju merrni trenin me këta njerëz. Ne të gjithë jemi vërtet një“, tha bashkëorganizatori i ngjarjes Ali Camara.