Lajme

Rexhaj: Organizatat kriminale që e kanë terrorizuar veriun nuk janë më

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:44 / 6 September 2023

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arber Rexhaj, ka thënë se veriu është pastruar nga organizatat kriminale dhe së të njëjtët tashmë janë shporrur në serbi.

“Qato dy organizata që e kanë tmerruar veriun nuk janë më. Ato janë në Serbi. Ne i kemi shpallur to terroriste”, ka deklaruar Rexhaj.

Duka folur për dialogun, ai ka deklaruar se është Kosova, ajo e cila ka bërë hapa drejt depërshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Deputeti i shumicës se është pala serbe, ajo e cila po e shkel marrëveshjet e arritura.

“Nëse keni vërejtur është një marrëveshje atje në mes kryeministrit dhe fasilituesit të dialogut për reduktimin e forcave brenda objekteve komunale. Kosova ka bërë hapa drejt deeskalimit, mirëpo nëse e keni pa kryeministren e Serbisë, duke pasur parasysh edhe marrëveshjen e Ohrit, është Serbia që nuk po e respekton. Kur flet ajo thotë se nuk po flasim për dy shtete, por për një shtet, duke aluduar që Kosova është pjesë e Serbisë”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka theksuar se Kosova nuk ka negociuar me palën serbe për çështjet e brendshme të saj.

Lidhur me situatën në veri dhe mundësinë e dorëheqjes së kryetarëve të komunave atje, Rexhaj ka theksuar se nëse dorëheqjet do të ishin zgjidhja, ato do të jepeshin në kohë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, gjatë fjalës së tij ka pasur një polemikë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, pasi ajo e quajti Kosovën pjesë të Serbisë.

“Së pari duhet të them se është vendi im, nuk janë dy vende. E ashtuquajtura Republika e Kosovës nuk është vend ndërkombëtarisht i njohur, nuk është pjesë e OKB-së. Dyshoj se do të bëhet pjesë e BE-së, së paku jo derisa të ketë njohje nga vendet e BE-së”, ka thënë Brnabiq në pyetjen e bërë nga udhëheqësi i panelit në Forum tha se “të dyja vendet dëshirojnë të jenë pjesë e BE-së”.

Pas kësaj deklarate, Kurti ka thënë se Kosova ka vënë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa Serbia as nuk po i mendon dhe nuk janë distancuar nga Millosheviqi as nga Putini.

Deklarata e Kurtit u duartrokit nga të pranishmit.

Après une longue journée, on improvise souvent un repas simple. Les meilleures recettes méritent d'être explorées plus en détail. dans l'assiette, un stroganoff fondant Quand les premiers froids arrivent, cette inspiration trouve naturellement sa place sur les cartes des restaurants et dans les cafés. Quelques produits de saison suffisent pour créer des recettes réconfortantes, simples à préparer et faciles à renouveler.