Lajme

Rexhaj thotë se AAK ka shumëfishuar numrin e veteranëve, Kadrijaj e fton që t’i paraqes në Prokurori

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:47 / 13 May 2022

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kërkuar që veteranët të kenë pensionin e njëjtë me atë të pagës minimale.

“Kemi menduar se do të përshihen të gjitha kategoritë, mospërfshirja e veteranëve dhe kategorive të tjera është një diskriminim total, nuk mund ta kuptoj qasjen e kësaj qeverie, edhe ata janë njerëz”, ka thënë Kadrijaj.

Tutje Kadrijaj i sugjeroi ministrit të Financave, Hekuran Murtatit, që të vizitojë Kroacinë dhe të shoh si trajtohen veteranët e luftës atje.

Ndërkohë, deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, akuzoi AAK-në se ka shumëfishuar numrin e veteranëve.

“Unë nuk po e kuptojë pse Aleanca, del të jetë mbrojtësi i hekurt i veteranëve, unë e kam një përgjigje për këtë, mendoj se pikërisht AAK këtë kategori e ka shumëfishuar, duhet me thënë këtë të vërtetë, nga ata komandantët të UÇK-së që kanë deklaruar, numri i veteranëve është i shumëfishuar, pra nuk është i vërtetë, disa të cilët nuk kanë qenë pjesëmarrës në luftë, ndoshta i kanë kushtet e rënda ekonomike, mirëpo nuk janë. Në mënyre jo të drejtë paguhen nga buxheti i shtetit, dhe ajo që ka ndërmarrë LVV, ka thënë se duhet me i rishiku,dhe përderisa lënda është në gjykim, mendojmë se duhet me e pas një ristrukturim, këtë vend duhet me u vendos drejtësi njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Rexhaj.

Ndërsa, deputetja Kadrijaj në replikë i sugjeroi Rexhajt që t’i paraqes në Prokurori emrat e atyre që mendon se janë veteranë të rrejshëm.