Showbiz

Rihanna ekspozon barkun dhe duket shumë tërheqëse

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:55 / 14 March 2022

Këngëtarja e njohur, Rihanna, e ka treguar barkun e saj edhe në një event të markës së saj, Fenty.

34-vjeçarja, e cila është duke e pritur fëmijën e saj të parë, dukej e mrekullueshme, pasi pati të veshur një fund me detaje argjendi dhe një bluzë ngjyrë metali.
Ajo ka pozuar para fotografëve derisa e ka lansuar linjën më të re të grimit në dyqanet Ulta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në janar të vitit 2022, Rihanna dhe i dashuri, ASAP Rocky, e konfirmuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku.