Lajme

Ronaldo Sharka për Romeo-Heidi dhe Sara-Bardhi: “Lidhje interesi, reklamash Instagram-i”!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:51 / 1 May 2024

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Ronaldo Sharka, ish-banori i edicionit të dytë të këtij formati për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Si i komenton ai çiftet e BBV?

Meritoni krijoi ndoshta atë lidhjen e vetme të saktë në këtë Big Brother mendoj unë Ilnisa-Meriton, në të cilën kam besuar dhe vazhdoj të besoj. Ndryshe nga dy lidhjet e tjera, Sara-Bardhi apo Romeo-Heidi. Mendoj që kanë qenë thjesht lidhje interesi, reklamash Instagram-i.

Përse ai i shikon kështu?

Po, sepse shiko ka një gjë që publiku e vë re. Dashurinë mes dy njerëzve. Domethënë prandaj u fiksuan kaq shumë njerëzit vjet me Luizin dhe Kiarën se e vinin re romanticitetin e tyre. Domethënë tek Romeo dhe Heidi, ose tek Einxhel dhe Dagz kur Einxhel ka qarë me lot, me shpirt kur është eleminuar Dagz-i, apo e kundërta se nuk e mbaj mend si ka qenë. Tek Romeo dhe Heidi nuk e kam vënë re këto detaje. Më duket sikur janë me zor me njëri-tjetrin. Edhe kur puthen më duket sikur nuk kanë asnjë tensioni seksual. Pra, një puthje me zor, kinemaje do ta quaja unë. Pastaj për çiftin tjetër i uroj më të mirat. Janë në pritje të ëmbël dhe ta shijojnë lidhjen e tyre, por unë nuk besoj tek vendimet kaq të shpejta direkt pas Big Brother. Big Brother është një eksperiencë shumë e vështirë që askush nuk mund ta kuptojë pa e provuar, pa qenë brenda atyre mureve dhe do pak muaj, do pak kohë nga Big Brother. Ti nuk mund të jesh në efektin e famës dhe të marrësh një vendim kaq të rëndësishëm mendoj unë. Gjithsesi ndoshta jam edhe gabim./TAR

Ko zjutraj odpremo hladilnik, hitro opazimo, katere sestavine imamo pri roki. Iz njih lahko pripravimo okusne in hranljive obroke, zato je vredno podrobneje raziskati preverjene ideje za vsak dan. Majhen trik za Presenetljivo je, da lahko že majhna sprememba pri pripravi jedi ohrani več okusa in hranil. Poskusite preproste recepte z veliko zelenjave, stročnic in svežih zelišč.