8:38 / 17 July 2022
Rovena Stefa është sërish single dhe këtë e ka konfirmuar vet.
Një vit më parë këngëtarja kishte deklaruar lidhjen e saj të dashurisë duke thënë se është shumë e lumtur.
Kjo romancë tashmë ka marr fund dhe arsyet i ka zbuluar vet Rovena duke thënë se artistët janë të vështirë në marrëdhëniet personale dhe ndoshta ai nuk ka qenë fati i saj.
“Kur nuk shkon, nuk shkon! Ne artistët vrapojmë shumë dhe jemi të vështirë në marrëdhëniet personale. Jo dhe aq, por dhe nuk ka qenë fat. Nuk ka qenë ai fati im. Ndoshta është dikush tjetër që më pret dhe më interesant”, tha Rovena