Lajme

Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin, 100 euro nuk mjaftojnë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:59 / 12 April 2022

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, nuk është plotësim i kërkesave të SBASHK-ut.

Kështu shprehet për GazetaBlic kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili thotë se kanë kërkuar nga qeveria që sektori i arsimit të ndihmohet çdo muaj me nga 100 euro deri në implementimin e Ligjit të pagave.

Jasharaj nuk i përjashton veprimet sindikale, nëse qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre deri më 20 prill.

“Sa i përket këtij 100 euro kjo nuk është plotësim i kërkesave të SBASHK-ut sepse ne kemi kërkuar që deri sa të filloj implementimi i Ligjit të pagave, ligj ky i cili do të punohej me sindikatat, të kemi një mbështetje në sektorin e arsimit me nga 100 euro në çdo muaj. Versioni i kongresit mbetet në fuqi dhe grevat mbetën opsion ngase ne nga qeveria s’kemi sinjal për Ligjin e pagave. Nëse deri më 20 prill s’kemi plotësim të kërkesave tona, do të ketë veprime sindikale”, thotë Jashari.

Edhe, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla e ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndarjes e 100 eurove për muajin prill për pensionistët, sektorin privat, mjekët, arsimtarët, policët e të tjerë, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, ky vendim i ekzekutivit është i mirëseardhur, por që nuk zgjedh problemin afatgjatë që kanë mjekët por edhe kategoritë e tjera.

Madje sipas tij, qeveria më ketë veprim po blenë kohë.

“Thjeshtë është blerje kohe nga frika e trazirave sociale. Kjo shumë nuk e zgjidh problemin e mjekëve e as të atyre që po kërkojnë me të drejtë rritje pagash. Ne si mjek nuk tërhiqemi nga kërkesat tona”, ka thënë Syla, për Gazeta Blic.

E, një reagim të menjëhershëm ka pasur edhe BSPK.

Në reagimin e BSPK-së thuhet se e mirëpresin “këtë zotim të kryeministrit Kurti, teksa shtuan se shpresojnë që ky zotim të mos mbes vetëm deklaratë’.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend”, thuhet në reagim.