Lajme

Rrëfimi i Shaip Tërnava, i dënuar nga regjimi serb: Ju betohem, Donika Gërvalla më ndihmoj dhe nuk më la të paguaj asnjë para

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:34 / 25 June 2022

Vetem dy fjalë për DONIKA GËRRVALLËN. Ne vitin 1993 shkova azil ne Gjermani në qytetin e Hamburgut,unë kisha me vete disa dokumenta të burgut që isha i dënuar 3 herë nga regjimi sërb,dhe po ashtu me kto dokumente e kisha të sigurt Azilin.

U dashke përkthyes me licenc dhe shkova te Muhamed Kelmendi pasi që veq ai kishte licenc i mori dokumentet i kqyri dhe më tha që një rresht kushton 4 Marka. Kisha shum fleta e kur i llogariti u beshin më shumë se 3000 Marka,tani qato momente vjen një shok dhe pa hallin tim e më tha hajde shkojmë te Donika Gervalla edhe ajo ka licenc edhe ti ban shum ma lire,shkuam te Donika na priti mirë edhe ja fillum bisedën se për çfarë kemi ardhë e tha ok,i mori e i kqyri krejt dhe më tha se para dy jave smundem me i perkthy i thash ok e per qmim e veta tha kur ti kryj bajm llaf për çmimin.Shkoi mbas

Dy jave në zyrën e saj dhe na priti shum mirë më tha dokumentat i ke t‘ kryme edhe unë mendova se me 1000 Marka e msheli pazarin dhe e veti sa te kam borxh ,u ndal dhe më shikoi në sy e tha: qa po thu be,besomeni në Zot ju betohem se më tha ti asnje borxh sma ke po na ty tkemi borxh ty se e kam lexu aktakuzen e i kam pa se qka paske hjek ti prej rinie nëpër burgje e shyqyr qe kemi ksi njerzish .I nxorra 200 Mark thash tja la bakshish sem vike keq,veç ça smu idhnue po prap më fali. E më tha çfarë t‘ kesh nevojë LAJMROMU. (Ju kisha lut që ta shpërndani kët Shkrimin tim, Ta shofin dhe ta dijnë se kush është e DONIKA Jusuf GERRVALLA) JU PERSHENDES,Shaip Tërrnava.