Lajme

Rrustemi i bindur për fitoren e VV-së: Në zgjedhjet e ardhshme do të shënojmë rekord të ri, do ta kalojmë atë të 14 shkurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:04 / 3 September 2024

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, është i bindur që në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025 LVV-ja prapë do të jetë fituese.

Madje, sipas tij, ky subjekt politik do të shënojë rekord të ri, pavarësisht rezultateve të 14 shkurtit ku i morën 51 për qindëshin.

“Jam i bindur që do të ketë një rekord të ri që do ta tejkalojë 14 shkurtin. Jam i bindur që qytetarët e Kosovës do t’i japin VV-së një mazhorancë nëse jo të njëjtë çfare i kanë dhënë më 14 shkurt vetëm se më të fortë edhe më 9 shkurt, për t’i vazhduar projektet që i kanë nisur gjatë këtij mandati të parë”, tha ai.

Ndërkohë, lidhur me deklaratat e opozitës, të cilët sipas tyre VV-ja nuk do të arrijë më një rezultat të tillë si ai i 14 shkurtit, Rrustemi tha se njëjtë kanë menduar edhe në vitin 2022.

“Ata kanë thënë edhe më 2022-tën që edhe Adem Jashari me u çu se nuk ka mundësi me i marrë 51 për qind e ne i kemi marrë 51 për qind. Opozita nuk është burim kredibil i informacionit e as i qëndrimeve. 9 shkurti do të jetë përsëri një përgjigje edhe për ata që thonë kësisoj dhe natyrisht do të jetë edhe një mazhorancë edhe më e konsoliduar për VV-në bashkë me partnerët Guxo dhe Alternativa”, tha deputeti Rrustemi.

Quando una foto scattata al volo diventa il ricordo più bello della giornata, un blog può darle spazio e significato. Vale la pena approfondire l'argomento. In autunno, alloro Molti lettori scoprono un blog non dalla pagina iniziale, ma da un singolo articolo trovato online. Per questo ogni testo deve avere senso autonomo, una voce riconoscibile e collegamenti chiari verso il resto del sito.