Lajme

RTK2 i Kosovës- Kundër Kosovës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:27 / 30 September 2023

NGA: XHAVIT KRYEZIU

RTK2 (Radiotelevizioni i Kosovës, programi në gjuhën serbe), televizion publik që fincancohet nga taksapaguesit kosovarë, i shërben politikës së Serbisë dhe punon kundër shtetit të Kosovës!

RTK2 Kosovës nuk i referohet asnjëherë me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”, por vetëm si “Kosovo”. Megjithëkëtë, nuk janë të rralla rastet kur RTK2-shit i “shpëton” shprehja “Kosovo i Metohija”!

Së fundi, edhe terroristët e ngordhur serbë, të cilët para një jave tentuan të bëjnë agresion në shtetin e Kosovës, dhe të cilët u eliminuan me sukses nga Policia e Kosovës, RTK2 e “Kosovës” i quan “viktima”, njësoj siç vazhdojnë t’i quajnë të gjitha mediet e Serbisë!

Megjithëkëtë, RTK2-shin e mbanë dhe financon populli i Kosovës që ai të luftojë kundër popullit të Kosovës!!!

A ka shtet në botë ku një pakicë e vogël prej më pak se 4 % të popullsisë të gjithmbarshme, të ketë televizion të vetin publik, dhe për më shumë, të bëjë politikë programore kundër shtetit të “vet”?! Jo, askund përveç se në Kosovë!

Shteti i Kosovës duhet ta ndryshojë urgjentisht qasjen ndaj pakicës së vet serbe. Në këtë kontekst, duhet të veprohet edhe me RTK2-shin. Kur është fjala për pakicën serbe në Kosovë, ajo fillimisht duhet, jo të joshet siç është joshur që nga paslufta, por të detyrohet ta pranojë shtetin e Kosovës, e pastaj asaj t’i jepen të drejta aq sa i takojnë si pakicë. Së këndejmi, edhe në rastin e RTK-së, serbëve nuk duhet t’u lihet në dorë RTK2, por vetëm disa emisione në gjuhën serbe, dhe ato në përputhje me numrin e popullsisë, dhe mbi të gjitha në përputhje të plotë me politikën programore të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, nuk bën!

Se tudi vi sprašujete, kako pripraviti obrok, ki je hkrati okusen, hranljiv in preprost? S svežimi sestavinami ter nekaj domišljije lahko vsakdanjo kuhinjo obogatite brez zapletenih postopkov. To temo je vredno podrobneje raziskati. večina preplača hitro pripravljeno nasitno solato Ko se jesenski dnevi skrajšajo, je vredno premišljeno izbrati tudi jedi: sezonske sestavine ponujajo preproste, hranljive in okusne kombinacije.