...

Lajme

Sarrazin: Gjermania po bën më të mirën që Kosovës t’i liberalizohen vizat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:02 / 13 May 2022

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Gjermania, edhe përpara agresionit rus në Ukrainë, e ka pasur Ballkanin Perëndimor si nga top prioritetet e saj.

Sarrazin, në konferencë pas takimin me kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla, tha se kancelari gjerman Olaf Scholz është i përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Është e qartë për qeverinë gjermane që Gjermania të jetë e qartë në lehtësimin e rrugës drejt BE-së. Në fakt ky është edhe mandati im – lehtësimi i procesit tuaj drejt BE-së dhe promovimi i agjendës së gjelbër”.

“Është e bukur. Javën e kaluar kishim vizitën e kryeministrit tuaj dhe presidentit serb në Berlin dhe kancelari jonë ishte dhe mund ta ndjeni përkushtimin e tij personal për anëtarësimin e plotë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përkushtimi i Gjermanisë nuk sjell suksese të menjëhershme, por është një hap përpara saj”.

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor tha se Gjermania po e bën më të mirën që kosovarëve t’iu liberalizohen vizat gjë që ai thotë se duhet të ndodhë në mënyrë urgjente.

“Në këtë rajon po kemi situatë të vështirë sa i përket vendimeve strategjike. Na duhet liberalizimi i vizave për Kosovën në mënyrë urgjente, jo vetëm si sinjal për kosovarët që ju jeni të barabartë dhe ne japim rezultate nëse punoni, por edhe për rajonin. Është qesharake se si të gjitha vendet fqinje na thonë ‘liberalizoni vizat për Kosovën’ si sinjal që ne ende mund të besojmë në zgjerimin e BE-së. Ne po mundohemi që të bëjmë më të mirën në këtë proces, Gjermania është e qartë në këtë pozicionim dhe mund të besoni në solidaritetin tonë”.

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.