Lajme

Selmanaj për Qeverinë: Turpi i tyre nuk paska fund

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 30 September 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka folur për krizën ekonomike me të cilën po përballen qytetarët.

Selmanaj ka thënë se një metër dru kushton 100 euro, derisa ka pyetur se a ka institucione që kujdesen për qytetarët e vet.

Postimi i plotë:

Deri 100 euro një metër dru!!!

A ka qeveri ky vend?!

A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!

E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…

Turpi i tyre nuk paska fund.