Lajme

Selmanaj: Qeveria Kurti ka logjikë kundër shtetit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:11 / 25 March 2023

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili ka thënë se me këtë vendim ka dështuar edhe një përpjekje për kapjen e shtetit.

Selmanaj ka thënë se Qeveria Kurti u dëshmua për të pestën herë si shkelëse e kushtetutës.

“Ju dështoj edhe një përpjekje për kapje të shtetit. Qeveria Kurti 1 dhe 2 për të pestën herë u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si shkelëse e Kushtetutës. Sot, Gjykata Kushtetuese e ka shpallë Aktgjykimin lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L-136 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Gjykata i ka vlerësuar si të pranuara të gjitha pretendimet e LDK-së se ligji në fjalë në pjesën materiale të saj është kundër kushtetues. Gjykata ka vlerësuar që marrë parasysh natyrën e dispozitave të Ligjit të kontestuar të shpallura në kundërshtim me Kushtetutën dhe faktin që pjesa tjetër e Ligjit të kontestuar do të ishte vështirë e zbatueshme pas shpalljes së dispozitave të lartcekura si të pavlefshme, Ligji i kontestuar, në shërbim të parimit të sigurisë juridike, duhet të shpallet i pavlefshëm në tërësinë e tij”, ka shkruar Tahiri.

“A po e kuptoni tani pse Qeveria Kurti, na kritikonin pse po i dërgojmë ligjet në Gjykatën Kushtetuese? Këta kanë logjikë kundër shtetit, kundër kushtetutës, kundër demokracisë. Shkarkimi i Albulena Haxhiut dhe Blerim Sallahut është më e pakta që duhet të ndodh sonte”, ka shkruar Selmanaj.