Lajme

Serbia përmes Francës ka bllokuar liberalizimin për Kosovën/ “Vuçiqi po mallkon veten që nuk bëri marrëveshje me Isën e Hashimin”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:08 / 27 June 2022

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Binak Maxharraj thotë se, liberalizimin e vizave e ka në grusht Serbia përmes dialogut.

Sipas tij, Serbia i  thotë Francës që mos të ngutet për të dhënë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Maxharraj përmes një postimi në Facebook, thekson se, Serbia po kërkon që të merr atë që kërkon në Kosovë përmes dialogut, por që me Albin Kurtin nuk po mundet.

Postimi i plotë:

Liberalizimin e vizave e ka në grusht Serbia përmes dialogut. Ajo i thotë në vesh Frencës (mikës së moçme te Serbisë) mos u ngut me vizat e Kosovës.

Mos u merzit fare për vizat e Kosovës?

Sepse hala nuk kemi kry punë me dialogun, ti e din mirë se çka kërkoj unë në dialog, dua të marrë atë së çka e kërkoj, atë së çka është e jemja, çka më takon.

Por më ka dalë në rrugë Albin Kurti, kurrsesi të merrna vesh me të, se hanë bash hiq.

Po mallkoj vetën që s’kreva punë në dialog sa ishte Mustafa dhe Thaçi, kurse ky Kurti po ma ngritë tensionin, nuk lëshon pe.