Lajme

Serwer: Sjellja e Kurtit nuk pritet mirë nga Uashingtoni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:37 / 5 October 2024

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan, ka folur në lidhje me marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, profesori amerikan tha se sjellja e Kurtit nuk pritet mirë në Uashington.
“Ata mendojnë që se ai duhet të konsultohet për gjithçka. Madje janë mësuar që kryeministrat e Kosovës të ndjekin shumë udhëzime nga Uashingtoni dhe ta them të vërtetën, sjellja e Kurtit nuk pranohet mirë prej tyre” – tha ai.

Tutje, Serwer vlerësoi se ka ardhur koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën.

“Mendoj se është koha që t’iu jepet prioritet marrëdhënieve me Amerikën, të shihet se çfarë mund të bëhet për të siguruar më shumë mbështetje prej tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Unë nuk do të bëja kompromis fare për këto, por do t’i thoja Uashingtonit “epo mirë, çfarë të duhet? Na trego çfarë të duhet dhe ne do të shohim se çfarë do të bëjmë”. Çdo vend i vogël ka nevojë për aleancë për të mbijetuar dhe lulëzuar, nuk ka dyshim për këtë. Si mbijeton Luksemburgu, si mbijeton Belgjika, si mbijeton Holanda? Ato mbijeton sepse janë në një sistem miqësh dhe aleatësh, që u mundëson të mbijetojnë dhe lulëzojnë” – tha Serwer.

on conseille souvent le maïs au frais le secret du merlu tomate-soja la plupart coupent les pommes trop les amis recommandent cette le cuivre ne verdit courgettes égouttées ou cuisson L'oignon sèche vraiment en poudre au four Au frigo, pain de dinde aux légumes aubergines et tomates rôties sans jus en apparence, dompter les haricots rouges bien égoutter la farce aux cerises En hiver, pâtes oignon-parmesan crémeuses une salade prête en 20 minutes les amis cuisson ou tamisage pour lisser la sauce Four ou déshydrateur : prunes conservées comment transformer le sarrasin oublier l'ail dans cette salade le rinçage rapide du quand l'ajika épaissit, recette et conservation