Lajme

Shala: Qeveria ka tradhëtuar interesin nacional të Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:14 / 22 May 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka deklaruar që kryeministri Kurti duhet të argumentojë pse duhet të shkojmë në zgjedhje e jo të thotë nëse do opozita, shkojmë në zgjedhje.

Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bën asnjë marrëveshje me Kurtin dhe nuk bisedon asgjë me të, përveç për çështjet e sigurisë nacionale.

“Le të argumentojë Kurti pse duhet të shkojmë në zgjedhje, pra nuk mund të thuhet nëse do opozita, ky nuk është argument politik. Dhe nuk mund të kthehet në një akt kushtetues, sepse është i rrezikshëm. Ka një marrëveshje të vogël të kryetarit të PDK-së për aq sa dijmë, dhe të kryetarit të VV-së, por kjo shumicë nuk është vetëm VV, është krejt jashtë pjesa tjetër e opozitës. Partneri kryesor, lista “Guxo” nuk e ka dhënë qëndrimin. Kurti duhet të thotë pse duhet të shkojmë në zgjedhje, çfarë problem ka, a rrezikon shumicën”, tha Shala në Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Deputeti Shala kritikoi Qeverinë duke thënë se ka qeverisur keq, ka rrënuar institucionet e pavarura dhe se ka tradhëtuar interesin nacional të Kosovës.

Les conseils des amis ne fonctionnent pas toujours en cuisine, surtout pour recréer un plat de restaurant. Quelques astuces méritent donc d'être étudiées plus en détail. fumée de cuisson quelle huile choisir l'astuce discrète pour une pâte friable aubergines coréennes aux légumes croquants moisissures, stockage et âge du pu-erh se fier aux copains pour les reconnaître On sale presque tous trop tôt, puis on s'étonne d'une pâte sèche. Laissez-la reposer quelques minutes et préparez la garniture pendant ce temps : le résultat sera bien plus moelleux.