Bota

Shefi i NATO-s thotë se Rusia s’po heq dorë nga sulmi mbi Ukrainën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:21 / 5 April 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë nuk është parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Ajo që ne shohim tani është një brutalitet në përmasat e luftës që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe sigurisht që shkakton vuajtje për popullin ukrainas. Por, është gjithashtu e rrezikshme për të gjithë ne. Dhe ne shohim natyrën e luftës së presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu mungesën e respektit të tij për të drejtat themelore të njeriut”, ka thënë ai në një konferencë për media në Bruksel.

Stoltenberg shtoi se Moska nuk po heq dorë nga sulmi mbi Ukrainën, por do të përpiqet të ripërqendrohet në marrjen e plotë të rajonit të Donbasit në javët e ardhshme, shkruan Sky News, transmeton Sot News.