Lajme

Shetitje sot, Krasniqi e Lushtaku bashkë Në Skënderaj, aty ku e “rrëzuan” Bekim Jasharin…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:56 / 27 July 2022

Postimi i plotë i Memli Krasninit në rrjetin social facebook:

Pamje e re dhe moderne për sheshin e qytetit në Skënderaj. Parking nëntokësor, park në qendër të qytetit, rivitalizim i të gjitha shesheve kryesore dhe rrugëve të Skënderajt, me buxhet tërësisht vetanak të komunës dhe pa asnjë mbështetje nga qeveria aktuale qendrore.

Në këto dhe shumë projekte të tjera e gjetëm të angazhuar Kryetarin e Skënderajt, Fadil Nurën me ekipin e tij, në vizitën që kishim sot.

Jashtëzakonisht i inkurajuar nga energjia dhe dinamika e punës së Kryetarit Nura, nënkryetarit Lushtaku dhe ekipit të tyre, që po e rikthen zhvillimin dhe besimin e qytetarëve të Skënderajt për të ardhmen.

Si Kryetar dhe si Parti, ne do të jemi afër në secilin hap të Kryetarit Nura që ai do të ndërmarr në avancimin e qeverisjes lokale me fokus te qytetarët.

Por, është e pakuptimtë se si Qeveria e Kosovës po i bllokon investimet kapitale në komuna, duke i diskriminuar qytetarët e vendit tonë.

Projekti i vetëm i nivelit qendror, që ka qenë në procedurat buxhetore të këtij viti për sigurimin e ujit të pijes për qytetarët e Komunës së Skënderajt, është bllokuar nga qeveria qendrore. Ky diskriminim ndaj qytetarëve duhet të marr fund sa më parë.