Lajme

Shkëlqim Devolli e blen edhe gjigantin televiziv në Shqipëri

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:37 / 5 October 2022

Ndryshime të mëdha po shihen në tregun mediatik shqiptar. Atje, një televizion tashmë ka kaluar në pronësinë e kompanisë “Devolli Corporation” . Kjo kompani, me një investim milionësh, ashtu siç raportojnë burimet e Nacionales, e ka blerë televizionin ABC me seli në Tiranë.

Burimet tregojnë se tashmë një zyrtar i kompanisë “Devolli” ka qëndruar sot në ambientet e ABC-së bashkë me drejtorin aktual të televizionit, Idaver Sherifin.

Televizioni ABC me pronar Klodian Allajbeun vazhdon ta ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazetës Express.