Lajme

Shkëlzen Gashi: Diasporën e kam parë si detin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:35 / 31 March 2022

Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar institucionet e vendit, të cilat sipas tij, prej vitesh s’kanë realizuar regjistrimin e diasporës së Kosovës. Ai thotë se mërgatën e sheh si detin, sepse kështu është roli i tyre për vendin tonë.

Deklaratat Gashi i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Unë qysh e kam parë diasporën për këto 20 vjet është si njëfarë deti, qysh e ka Shqipëria bregdetin edhe Mali i Zi detin qashtu e kemi pasur edhe na”, tha Gashi.

“Ata kanë njëfarë Ministrie të Turizmit ose bregdetit e cila merret me turistët edhe ne e kemi pasur një Ministri të Diasporës por përshtypja jem është që ka bërë shumë pak për mos me thënë asgjë”, shtoi ai.

“S’ka mbërri me kry edhe një send shumë themelor, sikurse është regjistrimi”, kritikoi Gashi.