1:10 / 19 March 2023
Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar në lidhje me takimin që u mbajt në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai iu është përgjigjur kritikëve dhe opozitarëve duke thënë se janë vetëm ata që i kanë bërë koncesione Serbisë dhe janë po ata që kanë vjedh.
Postimi në Facebook:
Këta po dojnë që edhe Albin Kurti me e pranu asociacionin, e mandej me thanë: s’jena veç na që i kena ba koncesione sërbisë.
Këta dojnë edhe që Albin Kurti me vjedhë, e mandej me thanë: s’jena veç na që kena vjedhë.
Më vjen keq, por jeni veç ju që i keni ba koncesione sërbisë dhe veç ju që keni vjedhë.