Lajme

“Shko lype rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsye e t’kanë kurdisë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:27 / 3 October 2022

Publicisti Gëzim Mekuli e ka konsideruar si të drejt qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për mos-ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë.

Në një postim në Facebook, Mekuli i ka quajtur “krimba parazitë” ata që duan duan paga pa punuar.

Madje, ai i ka ftuar mësimdhënësit grevistë që pagat e tyre t`i kërkojnë tek opozita.

Postimi i plotë:

Parazitët!

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, fjala PARAZIT do të thotë: “Qenie e gjallë (kafshë ose bimë) që rron mbi trupin e një qenieje tjetër ose brenda organizmit të saj dhe që ushqehet e zhvillohet në kurriz të saj.”

Por në aspektin figurativ, të dashur lexues, fjala PARAZIT do të thotë “Ai/Ajo që nuk punon vetë dhe jeton me djersën e një tjetri ose në kurriz të shoqërisë; ai/ajo që bën një jetë të zbrazët e të kotë.”

Sot na dolën n ‘sipërfaqe Krimbat parazitë, Kërpudhat parazitë; dolën Njerëzit parazit e po bërtasin: DUAM RROGA! S’KEMI PARE!

Është kjo klika PARAZITE e Kosovës, që do me rrnu, me sundu e me fitu pa punu!

Janë këta parazitë të shoqnisë shqiptare, të cilën kujdesen ta mjelin sa më mirë dhe sa më gjatë Kosovën e varfërume prej klikës mafioze e nepotiste që prej vitit 1999 e deri më 2021.

S’ke punu, s’ke rrogë. Pikë!

Shko lyp rrogën te opozita, te ata që t’kanë ndërsy e t’kanë kurdisë.

Parazita!